Lidhje

Ryker, Çeku: procesi i statusit të përfundojë brenda vitit 2006


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Joachim Ruecker dhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, thanë sot në Prishtinë se, procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të përfundojë brenda vitit 2006, në pajtim me parimet e Grupit të Kontaktit.

Kryeministri Çeku tha se njoftimet e ditëve të fundit për mundësinë e shtyrjes së procesit të zgjidhjes së statusit, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, kanë shtuar shqetësimet tek qytetarët e Kosovës. Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker, tha pas takimit me zotin Çeku se misioni i tij vazhdon të ndjek parimet e Grupit të Kontaktit të publikuara më 20 shtator në New York, ku thuhet se duhet bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje brenda vitit 2006.

Shtyrjen e mundshme të procesit e ka paralajmëruar disa ditë më parë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana.

XS
SM
MD
LG