Lidhje

Mijëra polakë në protesta rivale në Varshavë


Mijëra vetë po marshojnë në rrugët e Varshavës në protesta të organizuara nga partia liberale në opozitës dhe ajo konservatore në pushtet.

Rreth 10 mijë përkrahës të partisë kryesore të opozitës Platformës Civile Liberale po demonstrojnë duke kërkuar zgjedhje të parakohëshme. Aty pranë të paktën 4 mijë përkrahës të Partisë për Ligjin dhe Drejtësinë po mbajnë një tubim pro-qeverisë për të shprehur mbështetjen për kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski.

Qeveria është përballur me probleme të mëdha politike javët e fundit. Vëllai binjak i kryeministrit, Presidenti Lech Kaczynksi prishi koalicionin në fuqi të Polonisë në fund të shtatorit kur shkarkoi zëvendës kryeministrin nga kabineti. Ai veprim i hapi rrugën luftës politike për kontroll në parlamentin me 460 vende. //rd//

XS
SM
MD
LG