Lidhje

Irak: Vriten të paktën 30 ekstremistë të dyshuar shiitë në Divanija


Autoritetet ushtarake amerikane thonë se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato irakiane vranë të paktën 30 ekstremistë të dyshuar shiitë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin jugor të Divanijas.

Zyrtarët ushtarakë thonë se luftimet filluan kur luftëtarët e ushtrisë Mahdi, besnikë të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër, hapën zjarr ndërkohë që trupat hynë në shtëpinë e një komandanti të ushtrisë së tyre.

Një tank amerikan u dëmtua nga luftimet, të cilat filluan gjatë natës dhe vazhduan deri sot në mëngjes. Ushtria thotë se forcat amerikane dhe irakiane kapën 4 ekstremistë, përfshirë njërin i cili dyshohet për vrasjen e një ushtari irakian në muajin gusht.

Divanija, ishte skenë e luftimeve të ashpra në muajin gusht.

Po në Irak, dy ushtarë amerikanë u vranë dje në incidente të veçanta. Në Bagdat, kryengritësit qëlluan mbi një patrullë duke vrarë ushtarin amerikan. Në Mosul një tjetër ushtar u vra nga një bombë e vendosur në anë të rrugës.

Ndërkohë, avokatët e ish udhëheqësit irakian Saddam Hussein thanë se do të vazhdojnë të bojkotojnë gjyqin lidhur me akuzat për gjenocid që rifillon nesër në Bagdat.

Avokati Khalil al-Dulaimi tha se vendimi u morr pas një takimi me Sadamin.

Avokatët mbrojtës po proteston heqjen e kryegjyqtarit të procesit gjyqësor dhe kundërtimin e gjykatës për të lejuar avokatët të ekzaminojnë mijëra dokumenta që lidhen me çështjen. //ze

XS
SM
MD
LG