Lidhje

Popullsia e Amerikës pranë 300 milionëshit


Zyra amerikane e statistikave thotë se popullsia në Shtetet e Bashkuara do të kapërcejë shifrën 300 milionë javën e ardhshme.

Zyra e Statistikave ka në faqen e saj të internetit një orë që tregon se popullsia po i afrohet kësaj shifre. Demografët thonë se një pjesë e mirë e rritjes së popullsisë amerikane vjen nga imigracioni dhe fëmijët e imigrantëve.

Muajin e kaluar, Zyra e Statistikave tha se popullsia hispanike me afro 43 milionë vetë është pakica më e madhe etnike apo raciale në Shtetet e Bashkuara. Imigracioni është një çështje qendrore në zgjedhjet e muajit të ardhshëm për në Kongres falë mosmarrëveshjeve të thella për mënyrën sesi duhet trajtuar çështja e imigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara kryesisht nga Meksika.

Presidenti Bush nënshkroi javën e kaluar një ligj që parashikon mbi një miliardë dollarë për rritjen e masave të sigurisë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Si Presidenti në përfundim të detyrës në Meksikë ashtu edhe ai që po merr postin e kritikuan planin duke thënë se nuk do ta zgjidhë problemin.

XS
SM
MD
LG