Lidhje

Presidenti Bush dënon provën bërthamore të Koresë së Veriut


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi provën bërthamore të Koresë së Veriut dhe po diskuton për një rezolutë në përgjigje të situatës së krijuar.

Pas një takimi prej 30 minutash sot në mëngjes, Ambasadori i Japonisë në Kombet e Bashkuara tha se Këshilli i Sigurimit i bënte thirrje Koresë së Veriut që to mos bëjë më prova të tjera dhe t’u rikthehet bisedimeve gjashtë-palëshe.

Ambasadori amerikan XHon Bolton tha se anëtarët e këshillit ranë dakord njëzëri për nevojën për një reagim të fortë dhe energjik ndaj kërcënimit për paqen ndërkombëtare.

Ambasadori i Koresë së Veriut në OKB tha se Këshilli i Sigurimit duhet ta uronte Phenianin, në vend që të miratonte rezoluta të panevojshme.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan se një lëkundje sizmike sot në mëngjes në Veri-Lindje të Koresë së Veriut linte të kuptohej se bëhej fjalë për një shpërthim bërthamor.

Bashkësia ndërkombëtare dënon provën bërthamore të Koresë së Veriut

Vendet në te gjithë botën dënuan provën bërthamore nëntokësore të Koresë së Veriut.

Presidenti Bush tha se çfarëdo lloj prove e tillë nga ana e Phenianit do të përbënte një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai tha se foli me udhëheqësit e Kinës, Koresë së Jugut, Rusisë dhe Japonisë dhe të gjithë ishin të një mendjeje se shpërthimi që thuhet se ka kryer Koreja e Veriut është i papranueshëm dhe meriton reagimin e menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Bush tha gjithashtu se nëse Pheniani i jep armë apo materiale bërthamore ndonjë vendi tjetër, do të konsiderohet plotësisht përgjegjës për pasojat. Qeveria kineze e kritikoi ashpër provën bërthamore dhe i kërkoi Phenianit t’u rikthehet bisedimeve të bllokuara gjashtëpalëshe për çarmatim bërthamor.

Kina është një nga aleatët e pakët të Koresë së Veriut dhe në të kaluarën ka reaguar me tone të matura ndaj kërcënimeve bërthamore të fqinjit të saj. Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se do të reagonin ashpër ndaj provës, në përputhje me qendrimin e Seulit sipas të cilit, një Kore e Veriut me armë bërthamore është e papranueshme.//lk

XS
SM
MD
LG