Lidhje

Fitues i Çmimit Nobel për Ekonominë, amerikani Edmund Felps


Edhe për Ekonominë, fitues i Çmimit Nobel për këtë vit është amerikani Edmund Felps, për analizën që i bën lidhjes mes inflacionit dhe papunësisë.

Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë thotë se ekonomisti Felps me teorinë e tij ka patur “një ndikim vendimtar si në kërkimet në fushën e ekonomisë, edhe në politikat ekonomike dhe se ajo do të përdoret si nga bizneset, edhe nga qeveritë e të gjithë botës".

Në vitet 1960, Felps sfidoi një pikëpamje tradicionale, duke thënë se “inflacioni ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe afatshkurtër me papunësinë dhe se ky fenomen ndryshon parashikimet që kanë bizneset dhe punonjësit lidhur me rritjen e çmimeve dhe pagave.”

Në një intervistë që ai dha për agjencinë Associated Press, zoti Felbs tha se me përfundimet e tij në fushën e ekonomisë, ai “përpiqet të kthejë përsëri në përdorim modelet ekonomike”.

Felps është amerikani i 6-të fitues i cmimit Nobel për vitin 2006. Fituesi i Çmimit Nobel te Paqes dhe ai i Letërsisë do të shpallet ditën e premte.

XS
SM
MD
LG