Lidhje

Irak: Zyrtarët hetojnë lidhur me helmimin e qindra policëve


Zyrtarët irakianë po hetojnë lidhur me helmimin nga ushqimi të qindra policëve irakianë në një bazë ushtarake të juglindje të Bagdadit.

Një zyrtar irakian thotë se rreth 350 deri në 400 policë u sëmurën pasi hëngrën dje në të perënduar pas agjërimit të Ramazanit në Numaniya. Zyrtarët janë cituar të thonë se disa persona kanë humbur jetën, megjithëse Ministria e Mbrojtjes i ka mohuar njoftimet për viktima. Nuk është e qartë nëse helmimi ishte i qëllimshëm. Zyrtarët irakianë thonë se disa vetë janë arrestuar.

Ndërkohë, persona të armatosur vranë vëllain e nënpresidentit suni të Irakut. Autorët e sulmit hynë me forcë në shtëpinë e Amir al-Hashimi në Bagdad sot herët në mëngjes. Viktima ishte këshilltar u ministrisë irakiane të mbrojtjes.

Po sot, një autor sulmi vetërasës me bombë në një pikëkalim në qytetin verior të Tal Afarit, vrau një polic dhe plagosi 11 persona të tjerë. Ndërsa ushtria amerikane njoftoi për vdekjen dje të tre marinsave të saj, pas plagëve të marra në provincën e Al-Anbarit.//lk

XS
SM
MD
LG