Lidhje

Shqipëri: BERZH-i jep 16 milionë dollarë kredi për energjinë


Ministria e Financave dhe Korporta Energjitike shqiptare nënshkruan sot një marrëveshje huaje me vlerën e 16 milionë eurove me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH.

Kredia do të shërbejë për të financuar zbatimin e plotë të një projekti prej 52 milionë eurosh që ka për qëllim reabilitimin e nënstacioneve të transmetimit të energjisë, duke zëvendësuar pajisjet e teknologjisë së vjetër me pajisje bashkëkohore.

Kredia e Berzh-it do të shkojë për nënstacionet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës, Burrelit dhe Elbasanit. Sipas Ministrit të Financave Ridvan Bode, financimi i sektorit të energjisë synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e efektivitetit të sistemit energjitik në tërësi.

Shqipëria përjetoi dimrin e kaluar një krizë të rëndë të energjisë e cila solli pasoja të shumta dhe në ekonomi. Autoritetet shqiptare kanë premtuar se këtë vit nuk do të ketë përsëritje të krizës dhe se kanë garantuar të gjitha burimet e nevojshme energjisë. Qeveria synon që shumë shpejt të bëjë gati për procesin e privatizimit edhe sektorët e energjisë.//lk

XS
SM
MD
LG