Lidhje

Irak: 14 të vrarë nga sulmet me bomba dhe armë zjarri


Sulmet e djeshme me bomba dhe armë zjarri në Irak shkaktuan vdekjen e të paktën 14 vetave.

Të paktën katër vetë u vranë në tre sulme me makina bomba në Bagdat.

Ushtria amerikane thotë se një ushtar amerikan vdiq nga plagët e mara kur kamjoni i patrullës së tij goditi një mjet shpërthyes në qendër të Bagdatit. Në një deklaratë tjetër të ushtrisë amerikane thuhej se 3 marinsa humbën jetën të hënën nga zjarri i armikut në provincën al-Anbar.

Po dje parlamenti irakian miratoi një ligj që do t’u japë mundësinë 18 provincave të vendit që të mbajnë referendume për krijimin e rajoneve federale. Arabët suni kanë frikë se referendumi mund të çojë në shpërbërjen e vendit, duke i lënë ata në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit, e cila ka burime të pakta natyrore.

Ndërkohë gjyqi për genocid i Sadam Huseinit rifilloi një ditë pasi ish-udhëheqësi irakian u nxorr nga salla e gjyqit sepse shkaktoi ndërprerjen e procesit gjyqësor. //ze

XS
SM
MD
LG