Lidhje

Bush:dhuna në Irak ka ndikuar te gjendja psikologjike e amerikanëve


Presidenti Bush pranoi se vazhdimi i dhunës në Irak ka pasur një ndikim të rëndë tek gjendja psikologjike e amerikanëve, por ai parashikoi se votuesit amerikanë do të mbështesin partinë republikane në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres për arsye të qëndrimit të kësaj partie lidhur me sigurimin kombëtar dhe ekonominë.

Në një konferencë shtypi dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Irak, duke thënë se një tërheqje e parakohshme do të inkurajonte terroristët.

Megjithatë, presidenti tregoi një farë gadishmërie për të përshtatur strategjinë amerikane në këtë vend të shkatërruar nga lufta. Ai tha se ndryshimi është i nevojshëm në se diçka nuk funksionon.

Presidenti hodhi poshtë një studim të botuar po dje, në të cilin llogaritet se 655 mijë irakianë janë vrarë si rezultat i luftës. Ai tha se nuk e konsideron studimin si të besueshëm, dhe shtoi se metodologjia e përdorur është diskretituar.

Studimi i botuar në revistën britanike The Lancet, thekson se rreth 600 mijë deri në 655 mijë irakianë kanë vdekur nga dhuna, pjesa më e madhe nga armë zjarri. Kjo shifër është shumë më e lartë se përllogaritjet e tjera. //ze

XS
SM
MD
LG