Lidhje

Muhamed Junus, fituesi i Nobelit për Paqen


Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2006 iu dha ekonomistit Muhamad Junus nga Bangladeshi dhe Bankës Gramin për përpjekjet e tyre për të krijuar mundësi ekonomike dhe sociale për njerëzit e varfër.

Kreu i komisionit norvegjez për çmimin Nobel, Ole Danbol Mjoes e bëri njoftimin sot në Oslo, duke e vlerësuar zotin Junus si një udhëheqës që ka arritur të kthejë vizionin e tij në masa praktike nga të cilat kanë përfituar miliona njerëz. Komisioni i çmimit nobel thotë se paqja e qëndrueshme nuk mund të arrihet nëse grupe të mëdha të popullsisë nuk gjejnë mënyra për të mundur varfërinë.

Nëpërmjet Bankës Garmin, komisioni thotë se ekonomisti Junus ka përdorur mikro-kredinë si instrument të fuqishëm në luftën kundër varfërisë përmes kulturave dhe civilizimeve, dhe veçanërisht në ndihmën që i është dhënë grave për të ecur përpara në jetë. Mikro-kredia është dhënia e kredive të vogla për individë që nuk kanë punësim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

XS
SM
MD
LG