Lidhje

Irak: Të paktën 11 të vrarë dhe 65 të plagosur në qytetin Kirkuk


Policia irakiane thotë se një seri shpërthimesh pothuajse në të njëjtën kohë me makina bombë në Kirkuk, lanë të paktën 11 të vrarë dhe 65 të plagosur. Sipas policisë në qytetin e pasur me naftë, dje në mëngjes shpërthyen 7 bomba, tre nga të cilat ishin sulme vetëvrasëse.

Zyrtarët e spitalit të qytetit Balad, në veri të Bagdadit, thonë se persona të armatosur shiitë vranë të paktën 40 suni, pasi ditën e premte njerëz të armatosur vranë 14 punëtorë shiitë pranë Baladit.

Dje në Bagdad një bombë në anë të rrugës vrau 4 vetë ndërkohë që kalonte makina e një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes. Zyrtari shpëtoi pa probleme. Ushtria amerikane thotë se 2 marinsa u vranë në Al-Anbar. Po atje ditën e shtunë një bombë në anë të rrugës vrau 3 ushtarë amerikanë.

Ndërkohë qeveria njoftoi se ka shtyrë një konferencë të planifikuar për pajtim kombëtar.

XS
SM
MD
LG