Lidhje

Vatikani konfirmon vizitën e Papa Benediktit në Turqi


Vatikani konfirmoi se Papa Benedikti ka në plan të vizitojë Turqinë nga 28 nëntori deri më 1 dhjetor.

Vizita e Papës në Turqi ishte vënë në dyshim pas zemërimit që shkaktoi ai mes myslimanëve kur citoi një perandor bizantin të shekullit 14, i cili i quante “të mbrapshta” dhe “çnjerëzore” disa prej mësimeve të profetit Muhamet.

Papa Benedikti i bëri komentet gjatë një ligjërate para një grupi studiuesish në vendlindjen e tij Gjermani.

Megjithëse Benedikti tha se fjalët e cituara në ligjëratë nuk pasqyronin mendimin e tij personal për Islamin, ai u vu në shënjestër të protestave të shumë organizatave myslimane në botë.//ii

XS
SM
MD
LG