Lidhje

Uashingtoni dhe Tokioja premtojnë të zbatojnë sanksionet kundër Penianit


Shtetet e Bashkuara dhe Japonia premtuan se do të punojnë së bashku për të zbatuar sanksionet të vendosura kundër Koresë së Veriut pas provës së saj bërthamore.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u takua në Tokjo me homologun e saj japonez Taro Aso për të diskutuar mbi sanksionet e Këshillit të Sigurimit. Zonja Rajs tha se prova bërthamore e Phenianit ishte e papranueshme. Por ajo shtoi se Uashingtoni nuk synon të shkaktojë acarimin e krizës.

Zonja Rajs shkon këtë javë edhe në Kinë dhe në Korenë e Jugut për bisedime mbi zbatimin e sanksioneve të cilat në pjesën më të madhe synojnë të pengojnë shitjen e armëve Phenianit.

Zyrtarët rusë thanë se ministri i jashtëm Sergej Lavrov diskutoi sot për këtë çështje me zonjën Rajs gjatë një bisede telefonike. Qeveria jugkoreane i mirëpriti sanksionet, por shtoi se do të vazhdojë dy projekte për infrastrukturën në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG