Lidhje

Presidenti Bush: Lindja e amerikanit të 300 miliontë tregon se Amerika vazhdon të jetë fanar shprese dhe mundësie


Presidenti Bush tha se lindja e amerikanit të 300 miliontë dje tregon se Amerika vazhdon të jetë fanar ndriçues shprese dhe mundësie për njerzit në gjithë botën.

Zoti Bush tha me anë të një deklarate se milion njerëz kanë ardhur në Amerikë për të jetuar në liri dhe për të bërë një jetë më të mirë për vete dhe familjen e tyre. Ai tha se vazhdimi i zhvillimit është një testament për dinamizmin e vendit dhe një kujtesë se pasuria më e madhe e Amerikës është populli i saj.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë pas Indisë dhe Kinës që kanë një popullsi prej mbi 300 milion banorësh.

Zyra e regjistrimit të popullsisë tha se ora e popullsisë, një pajisje që përdoret për regjistrimin e banorëve më të rinj, e shënoi dje në mëngjes shifrën e re.

Sipas Zyrës së Regjistrimit, në Shtetet e Bashkuara regjistrohet një qytetar i ri amerikan çdo 11 sekonda. Sipas përllogaritjeve, çdo 7 sekonda në Amerikë lind një fëmijë dhe çdo 13 sekonda vdes një njeri, ndërsa çdo 31 sekonda, hyn një imigrant i ri.

Është e pamundur të identifikohet me saktësi se cili është amerikani i 300 miliontë. Megjithatë, duke u bazuar në prirjet e popullsisë, analistët thonë se ai mund të jetë hispanik, për faktin se kjo pjesë e popullsisë amerikane përfaqëson grupin me rritjen më të madhe. //ze

XS
SM
MD
LG