Lidhje

Ligj i ri amerikan mbi marrjen në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm


Presidenti Bush nënshkroi një ligj i cili do të përcaktojë rregullat e marrjes në pyetje dhe ndjekjes penale të terroristëve të dyshuar. Presidenti tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit se ky ligj është një nga mjetet më qenësore që kanë Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Bush tha se ligji do të bëjë të mundur që Agjencia Qendrore e Zbulimit të vazhdojë të marrë në pyetje të dyshuar. Presidenti tha se programi i CIA-s ka ndihmuar deri tani në parandalimin e disa sulmeve dhe ka çuar në kapjen e disa operativëve të al-Kaidës.

Ligji i jep mundësinë presidentit të vendosë se cilat teknika të marrjes në pyetje janë në përputhje me Konventën e Gjenevës mbi trajtimin e të burgosurve të luftës. Presidenti Bush thotë se ligji do t’u japë të dyshuarve terroristë mundësinë e një gjykimi të drejtë ndërkohë që do të mbrojë zyrtarët ushtarakë dhe të zbulimit nga ndjekja penale.

Bashkimi Amerikan i të Drejtave Civile e kritikoi ligjin, duke thënë se ai do ta lejojë presidentin t’i mbajë të dyshuarit në burg pa afat dhe t’ua marrë të drejtën e mbrojtjes nga abuzimet.

XS
SM
MD
LG