Lidhje

Kryeminstri kroat Sanader u takua me presidentin Bush dhe sekretarin e mbrojtjes Ramsfeld


Kryeminstri kroat, Ivo Sanader, u takua me presidentin Bush dhe sekretarin amerikan të mbrojtjes, Donald Ramsfeld. Të dy udhëheqësit amerikanë shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Presidenti Bush tha pas takimit të djeshëm se anëtarësimi i Kroacisë do të ishte në interesin botëror dhe se ai do ta shtronte këtë çështje në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që do të zhvillohet në Riga në muajin nëntor.

Presidenti Bush falenderoi gjithashtu Kroacinë për mbështetjen e saj për misionin në Afganistan.

Zoti Sanader u takua me sekretarin Ramsfeld në Pentagon pas takimit me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë. Ai informoi sekretarin Ramsfeld mbi përgatitjet e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe diskutoi rolin e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit.

Zoti Sanader u takua ditën e hënë me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs. //ze

XS
SM
MD
LG