Lidhje

Amnesty komenton për 14 të burgosurit shqiptarë në Mal të Zi


Organizata a e njohur për të drejtat e njeriut, Amnesty International i bëri thirrje Malit të Zi të hapë një proces hetimor lidhur me akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve shqiptarë nga policia muajin e kaluar.

Organizata thotë se 14 të burgosur janë ankuar për keqtrajtim, në disa raste edhe për tortura gjatë arrestimit.

Amnesty raporton se ka patur rrahje dhe kërcënime me tone etnike nga individë dhe grupe të policisë anti-terror.

Shqiptarët, mes të cilëve edhe tre shtetas amerikanë, u arrestuan më 9 shtator, në prag të zgjedhjeve të para në Mal të Zi pas shpalljes së pavarësisë.

Në kohën e arrestimit, policia tha se personat në fjalë u ndaluan nën dyshimet për veprimtari terroriste.//ii

XS
SM
MD
LG