Lidhje

Erhard Busek - këshilltar i Shkupit në përpjekjet për antaresim në BE


Maqedonia emëroi ekspertin e Bashkimit Evropian Erhard Busek si këshilltar të qeverisë së Shkupit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski vlerësoi sot me anë të një deklarate përvojën e zotit Busek si nënkancelar dhe ministër në qeverinë austriake.

Në deklaratë vihej në dukje roli i drejtpërdrejtë i zotit Busek në bisedimet për anëtarësimin e Austrisë në Bashkimin Evropian në vitin 1995.

Duke pranuar emërimin e tij, zoti Busek u tha gazetarëve se do që ta ndihmojë Maqedoninë që të bëhet një histori tjetër e suksesshme anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG