Lidhje

Studim i UNICEF-it mbi varfërinë mes fëmijëve në Evropë


Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF-i thotë se varfëria mes fëmijëve në ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Juglindore ka rënë në masë të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit. Por sipas një studimi të ri, 25 për qind e fëmijëve të këtyre rajoneve nën moshën 15 vjeç vazhdojnë të jetojnë në kushtet e një varfërie të skajshme.

Studimi përkufizon si kushte varfërie të skajshme rastet e familjeve me 2 dollarë e 15 cent në ditë për fëmijët. Në raport thuhet se ka patur një pakësim prej 44 për qind të numrit të fëmijëve që jetojnë në kushte varfërie të skajshme në Evropën lindpre nga viti 1998 deri në vitin 2003, viti i fundit për të cilin ekzistojnë të dhënat.

Megjithatë në raport thuhet se 18 milionë fëmijë në këtë rajon ende jetonin poshtë këtij standardi.

Megjithëse shumica e vendeve me gjendjen më të keqe i takojnë Azisë Qendrore, me 50 për qind ose më shumë përqindje varfërie mes fëmijëve, ndër vendet e Ballkanit Shqipëria ka përqindjen më të lartë të varfërisë mes fëmijëve me 30 për qind.

Duke bërë krahasimin mes gjendjes së fëmijëve në zonat urbane dhe ato rurale, në raport thuhet se dallimi është më i madh në vendet e Azisë Qendrore dhe Shqipëri.

Po ashtu Shqipëria përmendet edhe si një nga vendet ku mundësia është më e madhe që fëmijët në familje të mëdha të jetojnë në kushte më të këqia sesa ata që jetojnë në familje vetëm me prindërit.

XS
SM
MD
LG