Lidhje

Një seri shpërthimesh trondisin Serbinë


Zyrtarët serb thanë se një seri shpërthimesh tronditën një depo municionesh në Serbi duke plagosur të paktën 10 persona dhe duke shkatërruar disa ndërtesa.

Shpërthimet sot herët në qytetin Paraçin, 150 kilometra në jug të Beogradit, shkaktuan shtëllunga zjarri në qiell dhe lanë një re të madhe tymi mbi vendin e ngjarjes. Shpërthimet e fuqishme filluan rreth orës 4 të mëngjesit dhe vazhduan për disa orë. Ato tronditën dritaret e ndërtesave pranë dhe bënë që banorët e frikësuar të dilnin në rrugë. Autoritetet serbe ndaluan hyrjen në qytetin industrial dhe mbyllën autostradën kryesore që lidh Beogradin me qytetin jugor të Nisit.

Zyrtarët po hetojnë shpërthimet dhe thanë se nuk kanë përjashtuar mundësinë e një sabotazhi. Ata thanë gjithashtu se shpërthimi nuk ka shkaktuar ndotje kimike.

XS
SM
MD
LG