Lidhje

Prishtina: jo referendum për kushtetutën serbe në Kosovë


Deputetët e Kosovës miratuan një deklaratë me të cilën dënojnë planet e Serbisë për mbajtjen në Kosovë të një referendumi mbi projektkushtetutën e vendit.

Projektkushtetuta e shpall Kosovën pjesë të Serbisë. Referendumi pritet të zhvillohet më 28 dhe 29 tetor. Deputetët në Prishtinë e quajtën “të paligjshme” mbajtjen e referendumit në Kosovë, ku shqiptarët përbëjnë 90 përqind të popullatës 2 milionëshe.

Ligjvënësit serbë e hartuan kushtetutën e re muajin e kaluar me shpresën për të penguar pavarësinë e Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG