Lidhje

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin punën e Kongresit


Sipas një ankete të re, miratimi i publikut për Kongresin ka rënë në nivelin më të ulët në 14 vitet e fundit. Shifrat e reja pasqyrojnë ndjenjat e votuesve, më pak se një muaj para zgjedhjeve.

Sipas Gazetës Uashington Post, Presidenti Bush dhe zyrtarë të tjerë të lartë republikanë do të bëjnë fushatë intensive këto ditë për të rifituar besimin e votuesve.

Anketa e djeshme e kryer nga rrjeti NBC dhe gazeta Wall Street Journal tregon se vetëm 16 përqind e miratojnë punën që bën kongresi. Sipas saj, 52 përqind e të anketuarve duan që demokratët të rimarin kontrollin e Kongresit. 37 përqind duan që në pushtet të qëndrojnë republikanët. Sipas anketës, miratimi për punën e presidentit Bush është në shifrën 38 përqind.

XS
SM
MD
LG