Lidhje

Ferizaj: Rrihet një paqeruajtës amerikan


Persona të panjohur sulmuan, duke rrahur, një paqeruajtës amerikan në Kosovë.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane atje, tha se sulmi ndodhi të enjten në një pikë karburanti në qytetin e Ferizajt, rreth 30 kilometra në jug të Prishtinës. Zëdhënësi nuk e dha emrin e ushtarit.

Kur u sulmua, paqeruajtësi amerikan ishte i veshur civil dhe shoqëronte disa pjesëtarë të tjerë të njësisë. Ai u trajtua në spitalin e bazës kryesore amerikane në Kosovë, Camp Bondsteel. Autorët e sulmit arritën të largoheshin pa u kapur.

XS
SM
MD
LG