Lidhje

Dy senatorë republikanë bëjnë thirrje për bisedime SHBA-Koreja e Veriut


Dy senatorë me peshë në partinë republikane të presidentit Bush u bashkuan me demokratët duke bërë thirrje për bisedime të drejtëpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut për të ulur tensionet globale lidhur me programin bërthamor të Phenjanit.

Richard Lugar, kryetari i komisionit për marrëdhëniet me jashtë, tha se bisedimet e drejtëpërdrejta janë, siç u shpreh ai, të pashmangshme po qe që kriza të zgjidhet në mënyrë diplomatike.

Arlen Spekter, kryetari i komisionit juridik të Senatit, tha se kjo çështje është aq serioze saqë qeveria duhet të përdorë çdo alternativë, përfshirë edhe bisedimet e drejtëpërdrejta.

Dy senatorët republikanë i bënë këto komente, ndërkohë që Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs u kthye nga një turneu në 4 vende të Azisë për të siguruar mbështetje për sanksionet kundër Phenianit për provën e tij bërthamore në fillim të muajit.

Sekretarja Rajs bëri një paralajmërim të ashpër, duke e këshilluar Korenë e Veriut që të mos bëjë prova të tjera bërthamore. //ze//

XS
SM
MD
LG