Lidhje

Franca pushon nga puna persona të dyshuar për lidhje me radikalët


Ministri i Brendshëm i Francës Nicola Sarkozy thotë se dhjetra punonjësve të aeroportit u është mohuar e drejta për të vazhduar punën për shkak të dyshimeve për lidhje me radikalë.

Zoti Sarkozy tha se nuk është e pranueshme sipas tij që njerëz me praktika radikale të punojnë në aeroportet e vendit. Disa nga punonjësit e prekur nga ky vendim merreshin me bagazhet dhe kanë ngritur padi duke thënë se ishin vënë në shënjestër pasi janë myslimanë.

Zoti Sarkozy tha se disa ambjente jozyrtare lutjesh në aeroportin Charles De Gaulle në Paris dhe aeroporte të tjera janë mbyllur.

Zyrtarët francezë kanë marrë masa për gjetjen e personave të dyshuar për pikëpamje ekstremiste që pas botimit të një libri nga një politikan i njohur këtë vit. Sipas librit, grupe ekstremiste islamike kanë depërtuar në aeroportet kryesore.

XS
SM
MD
LG