Lidhje

Presidenti i Bullgarisë në balotazh me një kandidat ultranacionalist


Anketat e opinionit me zgjedhësit që dilnin nga qendrat e votimit tregojnë se presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, do të marrë pjesë në balotazhin e javës së ardhshme përkundrejt një kandidati ultranacionalist, pasi pjesëmarrja në zgjedhjet e së djelës ishte shumë më e ulët se 50-përqindëshi i kërkuar i zgjedhësve të regjistruar.

Sipas një ankete të zhvilluar po të djelën, presidenti proevropian, Parvanov kishte fituar të paktën 60 përqind të votave në krahasim me 20 përqind për rivalin e tij më të afërt, Volen Siderov. Partia Sulmi e zotit Siderov është kundër anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimit Evropian.

Sondazhet para zgjedhjeve tregonin se presidenti socialist Parvanov kishte shumë të ngjarë të fitonte një mandat të dytë 5-vjeçar. Por të njëjtat sondazhe parashikuan një pjesëmarrje prej më pak se 40 përqind në zgjedhje. Po të djelën më herët, njoftimet jo-zyrtare nga Sofia bënë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 35 përqind.

Bullgaria është përpjekur me të gjitha mundësitë për të zbatuar reforma të vështira ekonomike për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ajo u pranua në NATO në vitin 2004. //az//

XS
SM
MD
LG