Lidhje

Parlamenti kroat i heq imunitetin deputetit Branimir Glavas


Prokurorët kroatë i kërkuan Parlamentit t’i heqë imunitetin një deputeti të rëndësishëm në mënyrë që ndaj tij të ngrihen akuza për krime lufte, lidhur me konfliktin e Kroacisë në fillim të viteve 90.

Branimir Glavas, ish-anëtar i partisë në pushtet, tani deputet i opozitës, është zyrtari më i lartë kroat, ndaj të cilit zhvillohen hetime për krime lufte. Prokurorët kanë kërkuar dy herë arrestimin e Banimir Glavas dhe që të dyja kërkesat u hodhën poshtë. Këtë herë, gjykata e Zagrebit dha urdhër për arrestimin e tij.

Parlamenti do të zhvillojë një seancë diskutimesh sonte, pas kërkesës për heqjen e imunitetit. Glavas thuhet se ka patur lidhje me vrajsen e civilëve serbë në rajonin e Slavonisë gjatë luftimeve që shpërthyen pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Kohët e fundit u arrestuan 6 kroatë, nën dyshimet për krime lufte kundër serbëve në Osijek, gjatë konfliktit.

XS
SM
MD
LG