Lidhje

Shqipëri: Marrëveshje e opozitës mbi reformën zgjedhore


Në Shqipëri 5 partitë parlamentare të opozitës nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët ku angazhohen për të zhbllokuar procesin e reformës zgjedhore.

Deklarata është firmosur nga kryetarët e partive të majta në të cilën shkruhet se ata janë të gatshëm për të kontribuar në një proces të lirë transparent dhe të pamanipuluar.

Drejtuesit e opozitës fajësojnë qeverinë për zvarritjen e deritanishme të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ata angazhohen për realizimin e pikave të marrëveshjes së gushtit si dhe për realizimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për lista transparente të votuesve, për zgjerimin e përbërjes së komisioneve zgjedhore si dhe pr saktësimin e dokumenteve të identifikimit në procesin zgjedhor nëpërmjet prodhimit të certifikatave të posacme për votim.

Deri më tani i gjithë procesi i reformës ka qenë peng i përplasjeve të njëpasnjëshme mes dy krahëve të politikës. Megjithë marrëveshjen e arritur në muajin gusht ende asnjë hap përpara nuk është bërë.

Mandati i komisionit të posacëm parlamentar u shty deri në fund të këtij muaji, por pa sjell asnjë përparim, ndërkohë që kanë mbetur më pak se tre muaj nga afati maksimal për zhvillimin e tyre.

XS
SM
MD
LG