Lidhje

Amb. Kalilzad: Udhëheqësit irakianë janë angazhuar për një afat kohor për ndalimin e dhunës


Ambasadori amerikan në Irak, Zalmai Kalilzad, tha se udhëheqësit irakianë janë angazhuar për një afat kohor për ndalimin e dhunës në vendin e shkatërruar nga lufta.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bagdat, ambasadori Kalilzad tha se udhëheqësit irakianë kanë rënë dakord që deri në fund të vitit të hartojnë një plan për realizimin e objektivave kryesore për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe të ekonomisë.

Ambasadori Kalilzad tha se udhëheqësit irakianë duhet të shkallëzojnë përpjekjet për arritjen e këtyre objektivave.

Komandanti i trupave amerikane në Irak, Gjenerali Xhorxh Kejsi, i cili foli në të njëjtën konferencë shtypi, tha se forcat e qeverisë irakiane duhet të jenë në gjendje të marrë kontrollin e plotë të sigurisë në vend gjatë 12 deri 18 muajve të ardhshëm.

Gjenerali Kejsi tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përqëndrohen në pakësimin e numrit të trupave në Irak, por shtoi se, në se do të jetë e nevojshme, ai do të kërkonte më shumë trupa. //ze//

XS
SM
MD
LG