Lidhje

Rusët, 1 milionë pyetje për Putinin


Kremlini thotë se rusët kanë paraqitur më shumë se një milionë pyetje për Presidentin Putin në maratonën e përvitshme me pyetje përgjigje nga publiku që transmetohet në televizion.

Nesër, Zoti Putin do t'u përgjigjet për rreth tre orë pyetjeve të zgjedhura nga drejtuesit e programit ose të drejtuara drejtëpërsëdrejti përmes satelitit nga populli rus në të 11 zonat kohore.

Deri në mesditën e sotme, në faqen elektronike të këtij programi kishte më shumë se 1 presje tre milion pyetje të dërguara përmes postës elektronike apo linjës së telefonit. Maratona është e pesta për zotin Putin që kur erdhi në këtë post në vitin 2000.

Shumë nga ata që kanë fatin t’i drejtojnë presidentit pyetje në vitet e kaluara kanë parë rezultate të menjëhershme. Në vitin 2004 një pensioniste në provincën Stavropol u ankua se fshati i saj nuk kishte ujë të pijshëm. Zoti Putin kërcënoi se do të pushonte nga puna guvernatorin e provincës, në se ai nuk e zgjidhte problemin. ...Dhe uji erdhi shumë shpejt pas këtij kërcënimi.//lk

XS
SM
MD
LG