Lidhje

Bashkimi Evropian shton sanksionet ndaj Bjellorusisë


Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet ndaj zyrtarëve të lartë bjellorusë, duke i shtuar 4 emra listës së personave që u janë bllokuar pasuritë dhe janë ndaluar të udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Këta 4 persona janë gjykatës dhe prokurorë, të cilët ndëshuan me 5 vjet burg udhëheqësin e opozitës dhe kandidatin e dështuar presidencial Aleksandër Kozulin.

31 zyrtarë të tjerë tashmë nuk mund të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë presidentin Aleksandër Llukashenko.

Bashkimi Evropian ju bashkua Shteteve të Bashkuara duke vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, pasi zoti Llukashenko u rizgjodh në muajin mars në votime të cilat u cilësuan si të parregullta nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG