Lidhje

Vazhdojnë negociatat për lirimin e një gazetari italian të rëmbyer në Bagdad


Ministri i Jashtëm i Italisë, Massimo D’Alema, tha se rrëmbyesit e fotoreporterit italian në Afganistan duket se janë gati të vazhdojnë negociatat megjithë skadimin të djelën të afatit për plotësimin e kërkesave të tyre. Zoti D’Alema e bëri këtë deklaratë dje në Budapest.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, citoi zotin D’Alema të ketë thënë se kanalet e komunikimit mbeten të hapura dhe ende ka vend për negociata.

Fotoreporteri, Gabriele Torsello, dhe përkthyesi i tij u zhdukën nga mesi i tetorit, kur po udhëtonin nga kryeqyteti i Helmandit për në provincën fqinje Kandahar.

Organizata italiane e ndihmave Emergenza tha se rrëmbyesit kontaktuan dje stafin e saj në një spital të administruar nga italianët në provincën jugore Helmand dhe thanë se fotoreporteti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

XS
SM
MD
LG