Lidhje

Hungarezët përsëri në protesta


Kryeministri hungarez Ferenc Gjyrçani fajësoi opozitën e djathtë për protestat e djeshme në Budapest të cilat shoqëruan festimet e 50 vjetorit të revoltës kundër sundimit sovjetik në vitin 1956.

Në një fjalim para parlamentit, kryeministri socialist e akuzoi udhëheqësin koservator të opozitës dhe ish kryeministrin Viktor Orban për nxitje të ekstremistëve. Nga ana e tij, partia e zotit Orban Fidez bëri thirrje përsëri për dorëheqjen e kryeministrit për shkak të përdorimit të tepruar të forcës nga policia e cila po përpiqej të frenonte protestat.

Policia përdori gaz lotsjellës, pompa me ujë dhe plumba gome kundër qindra protestuesve gjatë dhunës që la 167 vetë të plagosur. Policia njoftoi gjithashtu se kishte arrestuar 131 njerëz. Protestuesit kanë kërkuar që zoti Gjyrçani të japë dorëheqjen. Protestat filluan muajin e kaluar pasi publiku u njoh me një regjistrim, ku ai pranonte se kishte mashtruar për ekonominë e vendit, për t’u rizgjedhur përsëri.//lk

XS
SM
MD
LG