Lidhje

Putin: Do ta ruaj ndikimin politik edhe pas dorëheqjes


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se parashikon që ta ruajë ndikimin politik pasi të japë dorëheqjen në fund të mandatit në vitin 2008. Zoti Putin i bëri komentet sot në një emision televiziv që u transmetua në gjithë vendin ku iu përgjigj pyetjeve për rreth tri orë.

Ai nuk dha hollësi për planin e tij pasi të përfundojë mandatin, por shprehu shpresën se do të vazhdojë të gëzojë besimin e popullit rus.

Udhëheqësi rus u zotua gjithashtu se vrasësit e bankierit Andrei Kozlov dhe gazetares së njohur, kritike e Kremlinit Ana Politkovskaya do të nxirren para drejtësisë. Ai vuri në dukje se tre të dyshuarit në vrasjen e Kozllovit janë nën arrest. Zoti Putin vlerësoi gjithashtu ekonominë ruse duke thënë se ajo po rritet me afro shtatë për qind në vit.//lk

XS
SM
MD
LG