Lidhje

Kim Jong Il thotë se nuk do të kryejë një provë tjetër bërthamore


Pekini thotë se udhëheqësi koreano verior Kim Jong Il u deklaroi zyrtarëve kinezë se nuk ka në plan të kryejë një provë tjetër bërthamore, në se nuk detyrohet nga trysnia ndërkombëtare të ndryshojë qëndrim.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze po ashtu mohoi njoftimet e shtypit sipas të cilave zoti Kim i kishte kërkuar ndjesë një të dërguari kinez javën e kaluar për shqetësimin ndërkombëtar që shkaktoi prova bërthamore e vendit të tij.

Pheniani e kreu provën bërthamore më 9 tetor dhe udhëheqësit botërorë po punojnë për ta bindur Korenë e Veriut të rikthehet në bisedimet 6-palëshe të çarmatimit.

Vendet fqinje të Koresë së Veriut janë vënë në gjendje gadishmërie që pas provës bërthamore të Phenianit.

Po dje më herët, ministri i jashtëm japonez, Taro Aso, hodhi poshtë kërkesën e Koresë së Veriut që sanksionet amerikane kundër Phenianit duhet të hiqen në mënyrë që koreano-veriorët të rikthehen në bisedimet 6-palëshe mbi programin e armëve bërthamore. //ze//

XS
SM
MD
LG