Lidhje

KQZ-KKRT, marrëveshje për mbulimin e zgjedhjeve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Radio-Televizioneve për monitorimin e mediave radio-televizive në pasqyrimin e fushatës së ardhshme zgjedhore për pushtetin vendor.

Marrëveshja parashikon ngritjen e një bordi monitorimi që do të vëzhgojë zbatimin e ligjit për kohë të barabratë në media të forcave politike konkurruese në zgjedhje.

Kryetari i KKRT, Ledi Bianku, thotë se Këshilli vë në dispozicion gjithë pajisjet e veta elektronike për një monitorim sa më profesional dhe transparent të fushatës zgjedhore në media. Administrata zgjedhore vazhdon përgatitjet për zgjedhjet, ndonëse vetë KQZ pret anëtarë të tjerë shtesë , ndonëse nuk dihet ende një datë e saktë për zgjedhjet dhe ndërsa forcat politike vazhdojnë polemikat mosbesuese midis tyre si për regjistrin e votuesve, certifikatat dhe cështje të tjera të zgjedhjeve.

Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore i mbaroi mandati pa mbaruar punë me amendamentet e Kodit Zgjedhor, ndërkohë që disa pika të marrëveshjes dypartiake po vihen sërish në dyshim nga palët. Mosbesimi, tensioni paraelektoral dhe incidentet në parlament janë shtuar aq shumë sa i kanë bërë përsëri skeptikë vëzhguesit e politikës për një fushatë zgjedhore të qetë dhe të kulturuar. Forcat politike, ndonëse kanë lënë gjithçka të hapur në përgatitjet ligjore e administrative të zgjedhjeve, nga ana tjetër vazhdojnë të patrazuar negociatat midis aleatëve të vegjël, nga të cilat surpriza sipas analistëve, pasi radhët e tyre janë shtrënguar me kohë në maxhorancë dhe opozitë, dhe mosmarrëveshje të vogla mbeten vetëm për hollësi të hartës elektorale.

XS
SM
MD
LG