Lidhje

Numri i amerikanëve të vrarë në Irak në tetor më i larti në gjithë vitin


Ushtria amerikane në Irak thotë se 5 ushtarë amerikanë u vranë në provincën Anbar, duke e çuar në 96 numrin e viktimave amerikane këtë muaj.

Ky është numri më i madh i ushtarëve amerikanë të vrarë brenda një muaji për këtë vit, duke barazuar kështu numrin e të vrarëve në radhët e amerikanëve me muajin tetor të vitit të kaluar.

Ushtria amerikane tha se katër marinsa dhe një marinar u vranë të mërkurën, ndërsa forcat e koalicionit vazhdojnë një ofensivë që synon të kthejë qytetin Ramadi nën kontrollin irakian.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se udhëheqësit irakianë nuk kanë rënë dakord për të hartuar një plan gjithëpërfshirës deri në fund të këtij viti për të nxitur përparimin në vend. Në një konfernecë shtypi dje në Pentagon, ai tha se kritikët duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre për afate të prera për realizimin e një sërë objektivash në Irak.

XS
SM
MD
LG