Lidhje

Bashkimi Evropian i shqetësuar për reformat zgjedhore në Shqipëri


Bashkimi Europian u shpreh sot i shqetësuar për vonesat e reformës zgjedhore në Shqipëri. Ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian dhe ambasadori gjerman, si dhe përfaqësuesi i Finlandën e cila ka presidenën e BE, janë takuar me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës duke kërkuar që të dy palët të marrin përgjegjësitë e tyre për përgatitjen e zgjedhjeve.

Në këto takime është bërë e ditur se i gjithë procesi zgjedhor do të ndiqet nga afër nga Bashkimi Europian.

Asnjëherë më parë situata e përgatitjeve për zgjedhjet nuk ka qenë kaq në kaos sa tani. Kur ka më pak se 3 muaj nga afati më i largët i mundshëm për zhvillimin e votimeve për pushtetin vendor, asgjë nuk është gati. Madje nuk shihet asnjë perspektivë e qartë se kur do të mund të mbyllet procesi i reformës, i mbetur totalisht i bllokuar.

Të dy krahët e politikës duket se parapëlqejnë më shumë lojën e akuzave të ndërsjellta për t’i kaluar përgjegjësinë njera tjetrës për gjendjen e krijuar. Qeveria ka deklaruar shpesh se është e angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve më të mirë, por koha që vetëm kalon ecën në drjtim të kundërt duke i vënë në pikëpyetje serioze standartet. Alarmi është lëshuar këtu e shumë muaj muaj më parë nga kryetari i atëhershëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, por që nga ajo kohë asgjë nuk ka lëvizur.

Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithnjë problematike dhe janë cilësuar nga komuniteti ndërkombëtar si nj test për nivelin e demokracisë. Dy përfaqësuesit e Bashkimit Europian, ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian Helmuth Lohan dhe ai gjerman Hans Peter Anensi përfaqësues i Finlandës, vend që ka presidencën e radhës së BE-së janë takuar dje me zëvendëskryeministrin Ilir Rusmajli, si përfaqësues i qeverisë dhe kryetarin socialist Edi Rama, drejtuesin e forcës kryesore të opozitës. Të dy palëve u është bërë e qartë rëndësia që ka për Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Atyre u është bërë e ditur se "përgatitja dhe ecuria e zgjedhjeve do të monitorohen nga afër nga Bashkimi Evropian në kontekstin e perspektivës së integrimit evropian të vendit".

Shqipëria prej qershorit ka bërë një hap më para në raportet me BE-në pas nënshkrimit të marrëveshjes së Asocim Stabilizimit dhe përgjegjësia ndaj plotësimit të angazhimeve që rrjedhin është akoma më e madhe. Të qartë për kaosin politik dhe gjithë procesin konfliktual që ka shoqëruar reformën për zgjedhjet, përfaqësuesit europian i bënë thirrje Qeverisë dhe opozitës "të marrin përsipër plotësisht përgjegjësitë e tyre politike për Shqipërinë dhe të ndërmarrin tashmë të gjitha masat e duhura për përgatitjen e zgjedhjeve". Koha e mbetur për zgjedhjet nuk premton shumë dhe situata është plotësisht kaotike. Edhe idea e hedhur herë pas here nga shumica, më shumë në formë trysnie, për përdorimin e mundshëm të kodit të vjetër zgjedhor, është tërësisht e kompromentuar pasi thuajse të gjitha afatet e parashikuara nga ky kod janë shkelur tërësisht.

XS
SM
MD
LG