Lidhje

Ministri i Jashtëm rus kritikon projekt-rezolutën e OKB-së për Iranin


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kritikoi një projekt-rezolutë të OKB-së të hartuar nga vendet evropiane që parashikon sanksione kundër Iranit, duke thënë se nuk përputhet me qëndrimin e përbashkët të gjashtë fuqive më të mëdha të botës.

Duke folur në televizion në Rusi, Sergei Lavrov tha se objektivi i gjashtë fuqive duhet të jetë që të mos ta lejojnë Iranin të përdorë teknologji bërthamore, derisa inspektorët e Kombeve të Bashkuara të sqarojnë çështje me interes për ta. Zoti Lavrov tha se rezoluta evropiane nuk i përmbush këto synime. Rezoluta u hartua këtë javë nga tre anëtarët e grupit të fuqive të mëdha: Britania, Franca dhe Gjermania. Tre fuqitë e tjera janë Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon zëvendës ministrin e jashtëm rus të thotë se projekti i Rusisë për të ndërtuar stacionin e energjisë bërthamore në Bushehr të Iranit është një nga pengesat për marrëveshjen. Projekt-rezoluta bën thirrje për ndalimin e transferimit të teknologjisë bërthamore dhe të raketave drejt Iranit dhe për ndërprerjen e financimit të projekteve të tilla.

XS
SM
MD
LG