Lidhje

Korelacioni i mbipeshës dhe karburantit për makinat


Një studim i ri tregon se amerikanët harxhojnë rreth 4 miliardë litra karburant më shumë sesa në vitin 1960 për shkak të shtimit në peshë.

Bashkëautori i studimit, Sheldon Jacobson i Universitetit të Ilinoit thotë se rëndimi në peshë i makinës rezulton në harxhim më të madh të karburantit. Ai thotë se burrat dhe gratë amerikane janë mesatarisht të paktën 11 kilogramë më të rëndë sesa amerikanët në vitet 60.

Studiuesit e Universitetit të Ilinoit thanë se mbipesha çon në rreth 2 miliardë dollarë më shumë shpenzime për benzinë në vit. Ai tha se në studim u morën parasysh çmimet e tanishme të karburantit - 2 dollarë për litër. Studimi do të botohet në numrin e tetor-dhjetorit të revistës “Engineering Economist”.

XS
SM
MD
LG