Lidhje

Maqedonia shpreson të marrë ftesë për anëtarësim në Nato në vitin 2008


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë thotë se vendi i tij beson se do të marrë ftesë për anëtarësim në Nato në vitin 2008 dhe se do t’i përmbushë kushtet për të hyrë në Bashkimin Evropian katër vjet më vonë.

Antonio Millososki u tha gazetarëve se Maqedonia pret një mesazh inkurajues nga takimi i ardhshëm i Natos në Riga të Letonisë në nëntor. Zyrtari maqedonas foli në Bruksel pas bisedimeve me zyrtarë dhe ambasadorë të aleancës. Shqipëria dhe Kroacia shpresojnë gjithashtu për ftesa të hershme.

Millsoski thotë se, nga raporti i Bashkimit Evropian në muajin e ardhshëm, ai pret kritika, por edhe komente pozitive në lidhje me statusin e vendit të tij. Megjithatë, ai shprehu optimizëm që Maqedonia mund të filloi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2008. //rd//

XS
SM
MD
LG