Lidhje

Presidenti Bush takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos


Presidenti Bush u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer për të diskutuar rreth operacioneve në Afganistan dhe rreth takimit të nivelit të lartë të aleancës në nëntor.

Presidenti Bush dhe zoti de Hoop Scheffer u takuan në Shtëpinë e Bardhë. NATO-ja mori kohët e fundit kontrollin e forcave paqeruajtëse në Afganistan, një nga temat kryesore të takimit të sotëm.

Sekretari De Hoop Scheffer parashikohej gjithashtu të kërkonte një bashkëpunim më të gjerë të NATO-s me Rusinë. Ai erdhi në Washington nga Moska ku u takua me Presidentin Vladimir Putin. Presidenti Bush dhe zoti De Hoop Scheffer diskutuan gjithashtu edhe për takimin e nivelit të lartë të NATO-s të Rigës që do të mbahet në nëntor. Zgjerimi i NATO-s pritet të jetë një nga temat kryesore në atë takim.

XS
SM
MD
LG