Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Iraku bien dakord për nevojën e afateve kohore për zgjidhjen e problemeve


Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki dhe ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad, thonë se kanë rënë dakord për nevojën e një plani për arritjen e rezultateve në zgjidhjen e problemeve të vendit.

Të dy zyrtarët lëshuan dje një deklaratë të përbashkët pas takimit që zhvilluan në Bagdad. Në deklaratë thuhet se “qeveria e Irakut e ka bërë të qartë se problemet duhet të zgjidhen për të përballuar sfidat që ndesh Iraku. Në deklaratë vihet gjithashtu në dukje nevoja për afate në fazat e ndryshme të zbatimit të planit.

Deklarata ka si synim t’u jepet fund paqartësive në se të dy vendet kanë rënë dakord për një plan me afate të caktuara kohore për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ekonomisë së vendit.

Në fillim të kësaj jave, zoti Khalilzad tha se udhëheqësit e Irakut ranë dakord për një plan me afate të përcaktuara për t’i dhënë fund dhunës në vend. Por zoti Maliki tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë t’i diktojnë afate qeverisë së tij.

XS
SM
MD
LG