Lidhje

Bullgari: Presidenti aktual Parvanov duket se ka siguruar mandatin e tij të dytë


Një anketë me zgjedhësit pas daljes nga votimi tregon se Presidenti bullgar Georgi Parvanov do të sigurojë mandatin e tij të dytë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke fituar me një diferencë të madhe votash ndaj një rivali nacionalist që është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rezultatet e anketës, të bëra publike nga një agjenci zyrtare në mbyllje të qendrave të votimit, tregonin se socialisti Parvanov, kishte fituar afro 80 për qind të votave kundër kandidatit të së djathtës ekstreme, Volen Siderov.

Zoti Siderov, partia ‘Sulmi’ e të cilit është kundër afrimin me perëndimin, mesa duket ka marrë 22 për qind të votave.

Zoti Parvanov fitoi 64 për qind të votave në raundin e parë të dielën e kaluar, por raundi i dytë u mbajt pasi pjesëmarrja ishte më pak se 50 për qind.

Zoti Parvanov pritet ta çojë Bullgarinë drejt Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm. //ze//

XS
SM
MD
LG