Lidhje

Didi - Portret i biznesmenit që fshihet pas muzikës dhe suksesit


Sean “Diddy” Combs ka ndryshuar emrin disa herë gjatë viteve, nga Puff Daddy në P. Diddy dhe tani në thjesht Diddy. Personi prapa studios Bad Boys të regjishtrimit dhe linjës së rrobave Sean John bisedoi me Larry London të Zërit të Amerikës rreth CDsë së tij të fundit dhe përpjekjeve për të nxitur muzikën në shkolla.

Diddy është një nga biznesmenët më të ngarkuar dhe një nga regjisorët më të kërkuar të regjistrimeve. Ai po viziton disa shkolla në Amerikë për të përhapur idenë e rëndësisë së muzikës në jetët e fëmijëve dhe për CD-në e tij të re. "Jam në turne për të reklamuar albumin Press Play që del tani në tetor. Në vend që të jepja thjesht intervista në radio dhe televizion, po shkojmë edhe nëpër shkolla për t’u dhënë diçka fëmijëve për atë që na kanë dhënë."

Midis arritjeve të tij, përfshirë 3 çmime Grammy dhe 15 kandidatura, Diddy u cilësua në nga njerëzit më me ndikim të vitit 2005 nga revista Time. Kurse Forbes-i e radhit atë në listën e më të pasurve nga artistët hip-hop. CD-ja e tij e fundit Press Play përmban interpretime të këngëtarit me emra të tjerë të shquar. "Në album interpreton Christin Aguilera, Mary J. Blige, Brandy, Big Boy nga OutKast, Jamie Foxx, Pharrel. Ka realizime nga Kanye West, Pharell, dhe Timbaland, Black Eyed Peas, Just Blase. Është një album shumë i kompletuar."

Kanë kaluar 5 vjet që kur Diddy nxorri albumin We Invented the Remix – Volume 1. Gjatë kësaj kohe, ai interpretoi në filmin fitues të çmimit Oscar, Monster’s Ball si dhe në Broadway. Por përse u desh kaq shumë kohë për albumin e ri? "Kisha nevojë për pushim nga interpretimi dhe realizimi muzikor dhe të bëja diçka tjetër. Vrapova maratonën, interpretova në Broadway dhe të tjera punë. Kur u ktheva në studio, isha me mendje të kthjellët dhe isha përmirësuar si realizues dhe gjithashtu si artist."

Kënga e parë e albumit të ri titullohet Come To Me me këngëtaren Nicole Scherzinger nga Pussycat Dolls. Kënga po tërheq shumë vëmendje. "Ajo po ngjitet në klasifikim. Kënga është si ndjekja e maces me miun mes meje dhe saj. Në pjesë të albumit kam disa faza të ndryshme. Kjo është faza joshëse e albumit."

E ardhma e Diddy-t përfshin një turne botëror për albumin e ri dhe qëndrimin pranë të dashurës së tij Kim Porter e cila pret binjakë. Duket se të gjitha këto nuk do t’i lenë atij shumë kohë, por nuk është ashtu. "Do të xhirojmë “A Raisin In The Sun” me ABC-në në nëtor për dy javë. Dhe pasi të përfundoj reklamimin e albumit të ri, do të shkoj në Hollywood për disa prova për role në filma."

XS
SM
MD
LG