Lidhje

Irak: Ekstremistët vrasin 17 pjesëtarë të personelit mësimdhënës të një akademie policore


Policia irakiane thotë se persona të armatosur i zunë pritë një autobusi që po transportonte personelin e një shkolle irakiane për përgatitjen e forcave të rendit. Incidenti la të vdekur 17 vetë.

Viktimat punonin si mësim-dhënës dhe përkthyes për akademinë policore të administruar nga britanikët në qytetin jugor, Basra. Zyrtarët thonë se trupat e viktimave ishin hedhur në këtë qytet me shumicë shiite.

Më parë, ushtria amerikane në Irak tha se forcat ajrore dhe tokësore të koalicionit kanë vrarë 17 ekstremistë kur ata po përgatiteshin për një pritë në afërsi të qytetit Balad në veri të Bagdatit.

Në Bagdat, policia tha se kishte gjetur trupat e 25 personave që ishin torturuar dhe vrarë nga skuadrat sektare të vdekjes. Ndërkaq sot, persona të armatosur qëlluan për vdekje 2 policë në kryeqytetin irakian.

Policia thotë se një spikere televizioni për stacionin Al-Irakija dhe shoferi i saj u vranë në Bagdat.

XS
SM
MD
LG