Lidhje

Shqipëria reagon për referendumin në Serbi


Në Shqipëri ministria e jashtme reagoi sot lidhur me referendumin e zhvilluar nga Beogradi, i cili e konsideronte Kosovën si pjesë të Serbisë duke e cilësuar atë si të papranueshëm.

“Në kohën kur Kosova është de facto nën administrimin ndërkombëtar dhe përcaktimi i statusit përfundimtar të saj është pjesë e një proçesi bisedimesh me drejtim e ndërmjetësim ndërkombëtar, ky është një veprim i njëanshëm e joproduktiv që nuk i shërben gjetjes së kompromisit dhe si i tillë është i papranueshëm”, shkruhet në një deklaratë zyrtare të shpërndarë sonte.

Ministria e Jashtme shqiptare ka shprehur shpreh shqetësimin edhe lidhur me përfshirjen në referendum të pjesëtarëve të minoritetit serb në Kosovë, “në një kohë që nga ky minoritet pritet të marrë pjesë në proçesin e qeverisjes dhe demokratizimit të Kosovës, ku është dhe do të jetë shtëpia e tyre edhe pas përcaktimit të statusit përfundimtar të vendit”, theksohet në deklaratën e autoriteteve të Tiranës. //ze//
XS
SM
MD
LG