Lidhje

Hallouni njihet si dita e frikës në Shtetet e Bashkuara


Hallouni njihet si dita e frikës në Shtetet e Bashkuara ku shpenzohen çdo vit miliarda dollarë për kostume, zbukurime makabre dhe karamele e çokollata që u shpërndahen fëmijëve kur trokasin derë më derë.

Përbindësha, vampirë, skeletë dhe piratë dalin natën sikur po kërkojnë për viktima. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për t’u frikësuar më 31 tetor, dita a Hallouinit. Fëmijëve u pëlqen Hallouini sepse mund të dalin jashtë, të zbaviten, rrinë zgjuar deri vonë, marrin karamele dhe çokollata, veshin kostume dhe futen në rol.

Edhe tetori është bërë tani një muaj ku blerjet kapin shifra të jashtëzakonshme. Këtë vit specialistët thonë se amerikanët do të shpenzojnë 5 miliardë dollarë për Hallouinin.

XS
SM
MD
LG