Lidhje

Robot obstetrik;Januvia kundër diabetit pa efekte anësore; Barnat anti-histamine pak dobi tek fëmijët


Robot obstetrik

Noelle sapo ka lindur një fëmijë. Por Noelle nuk është një paciente e zakonëshme. Ajo është një kukull 20 mijë dollarëshe e kompjuterizuar e krijuar për të simuluar procesin e lindjes. Noell, arritje e fundit e teknikës po përdoret në spitalin Baptist në Nashvill të shtetit Tenesi për të përgatitur personelin mjekësor që të përballojnë situatat urgjente kur jeta e gruas është në rrezik.

Kjo kukull e kompjuterizuar, e para e këtij lloji mund të simulojë 12 raste të ndryshme urgjente që ndeshet një personel mjekësor gjatë ndihmës në procesin e lindjeve. Spitali Baptist, në pjesën e mesme jugore të Shteteve të Bashkuara kryen numrin më të madh të lindjeve në këtë rajon dhe zyrtarët e spitalit thonë se po punojnë që personeli i pavjonit të obstetrikës të jetë sa më i përgatitur për rastet urgjente.

Januvia kundër diabetit pa efekte anësore

Diabetet prekin afro 21 milionë amerikanë, prej të cilëve 95 përqind vuajnë nga diabeti i tipit 2. Aktualisht, në përdorim ndodhen 4 grupe ilaçesh për trajtimin e këtij lloj diabeti, dhe ato mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore, përfshi uljen e nivelit të sheqerit në një shkallë të rrezikëshme dhe shtim të peshës trupore.

Agjencia federale e ushqimeve dhe ilaçeve ka miratuar përdorimin e fosfatit Stitagliptin, i njohur në farmaci si Januvia. Ky është ilaçi i parë në kuadër të një grupi barnash të reja, krejt të ndryshme nga ato që përdoren tani për trajtimin e diabetit të llojit 2.

Januvia, i prodhuar nga firma Merk, është një ilaç që merret një here në ditë dhe që vepron për çlirimin e insulinës vetëm kur niveli i sheqerit në gjak ngrihet, siç ndodh në rastet pas ngrënies së ushqimit.

Ndryshe nga barnat e tjera kundër diabetit, ilaçi Januvia ka treguar se jep rezultat pa shkaktuar efekte të papëlqyeshme anësore.

Ekspertët thonë se Januvia dhe barna të tjera të këtij lloji nuk mund të zëvëndësojnë dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike, por krahas një mënyre të shëndetëshme jetese, ato mund të ndihmojnë një numër pacientësh me diabet që të kontrollojnë efektivisht nivelin e sheqerit në gjak.

Ilaçet anti-histamine pak dobi tek fëmijët

90 përqind e fëmijëve amerikanë preken nga të paktën një infeksion në vesh para se të mbushin 6 vjeç, dhe për prindërit, ilaçet që frenojnë veprimin e histaminës dhe kundër bllokimit janë më të zakonshmet që ata përdorin për të trajtuar fëmijët e tyre. Këto ilaçe përdoren për tharrjen e lëngjeve dhe pastrimin e sinuseve dhe mbahen në kabinete të posaçme thuajse në çdo shtëpi me fëmijë të vegjël

Një studim i ri tregon se ky lloj trajtimi që është mjaft i zakonshëm mund të mos jetë më i miri, veçanërisht nëse fëmija ka ujë në veshin e mesëm.

Ekspertët morrën në shqyrtim 15 studime të kryera mes 1 mijë e 500 fëmijëve me infeksion në vesh. Disa prej tyre ishin trajtuar me antihistaminikë ndërsa të tjerëve iu dha placebo.

Rezultatet treguan se ilaçi nuk i ndihmoi këta fëmijë të ndjeheshin më mire. Në fakt 17 përqind e tyre, paten efekte anësore, përfshi dhimbje në stomak, marrje mendsh, përgjumje dhe irritime.

Ekspertët rekomandojnë që prindërit të tregohen të kujdesshëm para se t’u japin fëmijëve ilaçe të tilla kundër infeksioneve në vesh. Në se shohin se simptomat nuk përmirësohen, hapi tjetë duhet të jetë vizita tek mjeku dhe marrja e recetës për antibiotikë.

XS
SM
MD
LG